Dueli mes Vllaznisë dhe Dinamos që përfundoi me rezultatin 2-1, mbylli siparin e javës së 23-të të Superiores, ku në total u shënuan 11 gola në 5 duele.
Bardheblutë e Tiranës, me triumfin e arritur ndaj Teutës dhe me hapin fals të Laccit ndaj Egnatias, duket se kanë marrë arratinë, teksa kryesojnë me një diferencë +8 pikë nga kurbinasit.
Një fitore të artë arriti edhe Kastrioti në finalen e mbijetesës ndaj Skënderbeut, duke zhytur në fund korçarët. Një situatë tepër të vështirë po kalon edhe Dinamo, që është pozicionuar në vendin e parafundit me 20 pikë, 3 më pak se Egnatia e vendit të shtatë dhe 1 më pak se Kastrioti i vendit të tetë. Rivalitet i ashpër edhe për Europën, ku Vllaznia ka barazuar me pikë Kukësin, teksa të dy skuadrat kanë filluar të ndjejnë presionin e Partizanit, me 5 pikë më pak. Në zonën e ftohtë të mbijetesës është futur edhe Teuta, që tashmë është vetëm 4 pikë larg Kastriotit të vendit të tetë. Një kampionat intrigues, i gjithi për t’u shijuar dhe jetuar.
REZULTATET E JAVËS SË 23-TË:
DJE
Teuta-Tirana 0-2
Seferi 17’, 60’
Partizani-Kukësi 5-0
Kallaku 36’ (11-m), Skuka 41’ , Zhunior 46’ , Lika 89’ , H.Marku 90+3’
SOT
Laçi-Egnatia 0-0
Kastrioti-Skënderbeu 1-0
Dumfur (ag) 26’
Vllaznia-Dinamo 2-1
Latifi 16’ (p), Aralica 48’ / Sofranac 85’
RENDITJA:
PANORAMASPORT.AL