Rënia e euros në nivele historike, reagon Banka e Shqipërisë: Kursi i këmbimit reflekton ecurinë e mirë të ekonomisë

Ekonomi

Rënia e euros në nivele më të ulëta historike, duke iu afruar 110 lekëve ka shqetësuar eksportuesit, të cilët i kanë dërguar një shkresë Ministrisë së Financave dhe Bankës së Shqipërisë, me ç’rast, i kanë kërkuar që të hetoheshin shkaqet e rënies dhe të ndërhyhej për normalizimin e situatës.


Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, u ka kthyer përgjigje zyrtarisht eksportuesve, në një shkresë ku në dijeni është vënë në dijeni dhe ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj. “Banka ka adoptuar dhe zbatuar prej kohësh një regjim fleksibël të kursit të këmbimit. Banka theksoi se tregu valutor ka funksionuar normalisht gjatë dy viteve të fundit, duke mos shfaqur çrregullime apo fenomene spekulative. Kjo sugjeron se forcimi i kursit të këmbimit të lekut është një fenomen i përcaktuar nga ekonomia reale dhe jo nga tregu financiar”, ka thënë Banka e Shqipërisë. Sipas Bankës, forcimi i kursit duket së është në tërësi shenjë e progresit të bërë nga ekonomia shqiptare në drejtim të rritjes së bazës dhe vëllimit të eksporteve dhe jo premisë e dëmtimit të konkurrueshmërisë se tyre. Banka e Shqipërisë gjykon se forcimi i kursit te këmbimit ka pasur një efekt tërësor pozitiv për ekonominë shqiptare.

Sponsored Content