Kryeministri Rama zhvilloi një takim me biznesmenë ku tha se do të ngrihet një bord tjetër spcial për përcaktimin e çmimeve të ushqimeve të shportës.
Rama theksoi se jemi në një situatë të pazakontë, prandaj edhe kërkohet një sjellje ndryshe nga ato normale.
“Po ngremë një bord tjetër me përfaqësues të qeverisë dhe biznesit për të caktuar çmimet e ushqimeve të shportës, do i ndalim abuzuesit e çmimeve të ushqimeve. Është momenti për të ulur çmimet e ushqimeve për ti ardhur në ndihmë familjeve shqitare”, tha Rama.