Selanik / Kishte kryer 235 vjedhje në një vit, kamera zbulon hajdutin 35-vjeçar

Greqi

Sot në gjykatat e Selanikut është dënuar me 7 vite burg një 35-vjeçar rom, i cili kishte në CV-në e tij 235 grabitje në banesa dhe biznese. 35-vjeçari rom shkoi në gjykatë me shoqërim policie pasi ishte arrestuar në vend pasi një biznesmen ka telefonuar në 100, i cili ka parë grabitësin në biznesin e tij duke e vjedhur.

Policia kishte vepruar menjëherë dhe ka arrestuar autorin dhe e ka dërguar në prokurori, raporton Scoops.gr.

Ndaj autorit u ngrit një çështje për 235 grabitje dhe në fakt dhjetëra dëshmitarë e njohën dhe e panë duke i vjedhur para syve të tyre.

Kamera që ka kapur autorin i ka dërguar menjëherë një njoftim pronarit të biznesit dhe ka regjistruar ngjarjen. Pra, kamera ishte ajo që kontribuoi në arrestimin e tij të papritur. Kamera, edhe pse ishte natë, kishte një imazh me ngjyra dhe një zmadhim të qartë për ta bërë të palëkundur aktakuzën, gjë që bëri që ai të dënohej me vite burg.

Duhet theksuar se grabitjet në banesa dhe biznese janë shtuar me shpejtësi teksa kriza dhe varfëria në vend po thellohet. Gjithnjë e më shumë po grabiten dhe 88% janë shtëpi dhe biznese që nuk kanë të instaluara kamera. Nga grabitjet është vënë re se vetëm 12% e shtëpive që bien viktima të grabitjes kanë kamera përreth ndërtesës ndërsa në total shumica kanë vetëm një kamerë dhe jo mbulim rrethues.

Ne e pyetëm biznesmenin, megjithatë, ai dëshiron të mbetet anonim, por ai na tregoi se cila kamera ishte ajo që kapi romin 35-vjeçar që kishte vjedhur Selanikun në lindje dhe në perëndim.