“Ajo që po ndodh sot në Shqipëri është një vlerë që po kijohet nga qeveria dhe PS”, kështu është shprehur kryeministri EdI Rama teksa ka thënë se qeveria e tij nuk do të bëhet pengesë për asnjë politikan që përballet me drejtësinë.
Rama u shpreh se qëndrimet e tij nuk lidhen me një individ, kur u pyet për urdhrin e arrestimit të deputetit Alqi Bllako, por “me një proces”. “Kush nuk ecën drejt dhe hedh një hap drejt apo një hap shtrembër, bie në rrjetën e drejtësisë.
“Ajo që u them shqiptarëve, shikoni drejt, dhe merrni guxim kur drejtësia guxon. Askush nuk mund t’i thotë drejtësisë se ky apo ai s’preket”, tha Rama.