Ambasadori Donald Lu: Mos shisni votën!

Kryesore Politika

vota-1Apeli për të mos shitur votën dhe për të mos votuar kandidatët e inkriminuar ka ardhur edhe nga ambasadori i SHBA në vendin tonë, Donald Lu. Nga Korçë, ku mbajti një fjalim për para studentëve të Universitetit të Korçës, ambasadori amerikan i bëri thirrje të gjithë studentëve që të mos shesin votën. Po ashtu përpara studentëve kreu i diplomacisë amerikane në Shqipëri është ndalur edhe te procesi i dekriminalizimit, duke ripërsëritur, se me votë kanë mundësi që të refuzojnë kandidatët e inkriminuar. Donald Lu duke iu drejtuar studentëve tha: Mos dëgjoni retorikën e inatosur politike, por të votoni, sepse nëse nuk votoni, mos u ankoni për ata që ju qeverisin. Mos shisni votën