Shteti qe vret njerëzit e tij

Opinion

shteti vrases 1Shpëtim Zinxhiria   / Dhuna e shtetit është shumë herë e dënueshme se dhuna që ushtron një individ. Tragjedia e fundit në puset e naftës në Marinzë tregoi fytyrën e vertetë të shtetit shqiptar, një shtet me një qeveri nga më të mëdhat, por nga më të korruptuarit e të korruptuarve në Evropë. Shpërthimi pak viteve më parë në Gredec ku u mori jetën 26 vendasve dhe u rafshoi me dhjetra shtepi e biznese bëri zhiron e radhës në mediat e botës. Kanë kaluar mbi 7 vjet dhe akoma nuk ka dalë përgjegjësia për këtë krim. 21 Janari i vitit  2011 ishte një krim tjetër i shtetit ndaj qytetarëve të vet. Katër viktima vaditën me gjakun e tyre bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Edhe për këtë vrasje nga shteti drejtësia shqiptare ka humbur rrugën për të gjetur vrasësit, pasi autori i krimit ishte vetë shteti, i cili sapo vjen po tregon se është një shtet “hibrid” mes komunizmit dhe diktaturës.

Ngjarrja e fundit në Marinzë shënon një tjetër tragjedi për qytetarët e këtij shteti. Dhe një krim tjetër regjistrohet në historinë e popullit shqiptar, por këtë radhë me autor të huaj në bashkepunim me shtetin vrasës. Firma misterioze kanadezë Bankers për moszbatimin e kushteve të sigurisë ka përbaltur një fshat të tërë, me dëmë serioze duke e bërë atë të banueshme. Në krah të  kompanisë kanadaze doli në mbrojtje ministri i energjetikës shqiptare z. Gjiknuri, i cili u tha banorëve se shpërthimi i puseve nuk përbën shqetësim për shëndetin e tyre, në një kohë kur duhej të merrte masa konkrete për largimin e banorëve nga kjo zonë. Demtimet që ka pësuar fshati janë të pa riparueshme, pasi ndodhet në një fushë të minuar, aq sa uji është i helmuar

Dy gra përfundojnë në spital dhe për këtë gjë shteti nuk shihet kërkund. Ministri i Energjetikës z. Gjiknuri është zhdukur. Në ekranet televizive paraqiten drejtues të kompanisë dhe jo ekspertë të kësaj fushe për të thënë të vertetën, për masat që duhen marrë dhe për shkaqet që sollën tragjedinë. Askush nuk merr përsipër hetimin për këtë tragjedi për të nxjerrë përgjegjësi, pasi shteti është në krah të kompanisë dhe jo të interesave të vendit të tij. Askush nuk merr përsipër të thotë se kush do jetë e ardhmja e këtij fshati të pabanueshëm, kush do mbaj përgjegjësi për këtë kastrofë, si dhe në çfarë mënyrë do shpërblehen këta banorë. Askush nuk u ka kërkuar falje banorëve, as sa askush nuk mban përgjegjësi për mospagimin e detyrimeve të kësaj kompanie. Ministria e Mjedisit një nga 20 ministri te ketij shteti nuk ndihet fare, në një kohë që paguhet edhe nga taksat e këtij fshati. Shteti vrasës për interesa të ndryshme sa po vjen po ua shet pasuritë natyrore kompanive të huaja, të cilat ndyshe në vendet e tjera ku janë prezencë nuk marrin të njëta masa për parandalimin e çdo të keqe, pasi e dinë që Shqipërinë e udhëheq krimi dhe korrupsioni. Kjo gjë shihet edhe në sjelljet e kësaj kompanie përball fshatit të shkatëruar, ku shteti thjesht është indiferent dhe në shërbim të kompanisë, duke na rikujtuar se në ato vende ku ka pasuri të mëdha natyrore, populli është më fatkeq dhe i varfër. Mos vallë ka ardhur koha që këto pasuri të shfrytëzohen me aq mundësi qe kemi nga vetë populli ynë i shumë duruar?