Franca e ka futur Shqipërinë në listën jeshile. Sipas njoftimit të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme mësohet se të gjithë shtetasit shqiptarë do të lejohen të hyjnë në Francë, pa pasur nevojë për një arsye madhore. Për të udhëtuar drejt Francës ata duhet të jenë të pajisur me vërtetimin e kryerjes të ciklit të plotë të vaksinimit. Ose të jenë të pajisur me certifikatën e shërimit nga koovid, ndërkohë fëmijët deri në 12 vjeç janë të përjashtuar nga ky detyrim.