Tragjedi e dyfishtë: 7-vjeçari ra nga anija, vdiq edhe nëna e tij që tentoi ta shpëtonte

Bota

Anija suedeze Stena Spirit me 310 pasagjerë ishte në mes të udhëtimit për në Poloni nga Suedia kur ndodhi tragjedia.

Një djalë shtatëvjeçar nga Polonia dhe nëna e tij vdiqën tragjikisht pasi ranë nga një anije në Detin Baltik, siç njoftuan autoritetet suedeze që po hetojnë rastin.

Tragjedia ndodhi të enjten (29 qershor) kur fëmija ra në ujë dhe nëna vendosi të hidhej pas tij, tha zëdhënësi i Administratës Detare Suedeze Jonas Franzen për Associated Press. Siç ka treguar ai, fëmija ka rënë nga një lartësi prej rreth 20 metrash.

Gruaja dhe fëmija 36-vjeçar u transportuan me avion në spitalin e Karlskrona, përpara se të shpalleshin të vdekur pak kohë më vonë.

Në një deklaratë të shkurtër të premten, Zyra e Prokurorit Publik të Suedisë tha se kishte nisur një “hetim paraprak për incidentin”. “Hetimi synon të sqarojë se çfarë ka ndodhur”, tha prokurorja Stina Bridmark.

Anija suedeze Stena Spirit mbante 310 pasagjerë dhe ishte në mes të udhëtimit për në Gdynia, Poloni nga Karlskrona, Suedi kur ndodhi tragjedia, thanë zyrtarët.

Zëdhënësja e Stena Line, Agnieszka Zembrzycka tha për TVN 24: “Për momentin nuk kemi asnjë informacion nëse kjo është për shkak të një mosfunksionimi të anijes. Ne po punojmë me policinë dhe autoritetet e tjera të caktuara për të shpjeguar shkakun dhe rrethanat e këtij incidenti”.

Anijet dhe helikopterët nga Suedia dhe njësitë e NATO-s në zonë ndihmuan në operacionin e shpëtimit.