Tragjedia ka ndodhur sot në mbrëmje pranë ishullit Ko me katër të vdekur, ndërsa 27 janë të shpëtuar nga Roja Bregdetare e Greqisë
Media vendase raporton se për përmbysjen e një varkë me emigrantë që ka ndodhur mbrëmjen e së martës (15/10) në Kos dhe sipas informacioneve nga Roja Bregdetare kanë humbur jetën katër persona. Mbytja e anijes ka ndodhur në zonën detare të Psalidit. Katër të vdekurit janë dy gra dhe dy fëmijë.
Sipas të njëjtave informacione, në skaf ndodheshin 31 emigrantë, ndërsa forcat e rojes bregdetare kanë shpëtuar 27 persona. Kërkimet vazhduan deri në orët e vona të natës me tre mjete të Gardës Bregdetare dhe një mjet lundrues privat.