Trishtim : Aksidentohet për vdekje aktori 31-vjeçar shqiptaro-grek, lindi në Tiranë e bëri emër në Athinë

Greqi

Lajmi për vdekjen e aktorit të njohur shqiptato grek, Panos Natsis (Panajot Naçi) në moshën vetëm 31-vjeçare pas një aksidenti automobilistik ra si rrufe.

Sipas informacioneve, ngjarja tragjike ka ndodhur në orët e para të së shtunës (29/1), teksa motori i tij është përplasur me një kamion plehrash në kryqëzimin e rrugëve Deligiorgi dhe Kerameikou.

Ironia tragjike është se Naçi para aksidentit fatal automobilistik ka kaluar momente të bukura me kolegët, teksa ka qenë në një festë për ditëlindjen e koleges së tij, Alexandra Tavoulari, të cilën e kishte organizuar vetë, shkruajnë mediat e Athinës.

Shprehim ngushëllime familjes