Vaksinimi me detyrim, Greqia i lë afat deri nesër personave mbi 60-vjeç, më pas fillojnë gjobat

Greqi

Të gjithë personat mbi 60 vjeç në Greqi që ende nuk e kanë bërë vaksinën e COVID, kanë afat ta bëjnë atë deri ditën e nesërme, pasi më pas do të aplikohen gjobat.

Të gjithë personat mbi 60 vjeç në Greqi që ende nuk e kanë bërë vaksinën e COVID, kanë afat ta bëjnë atë deri ditën e nesërme, pasi më pas do të aplikohen gjobat. Vaksinimi për këtë grupmoshë është i detyruar në Greqi, si personat më të rrezikuar nga COVID-19.

Sipas mediave greke, vaksinimi për këtë fashë të popullsisë ka ecur me ritme të kënaqshme, por nevojitet vaksinimi i të gjithëve. Afati i lënë nga qeveria përfundon nëse në mbrëmje dhe nuk do të ketë zgjatje.

Për ata që nuk vaksinohen, gjoba do të jetë 50 euro në janar, ndërsa nga shkurti 100 euro.

Sikurse gjithë Europa, Greqia është përballur me një numër në rritjeve të infeksioneve me COVID, kjo për shkak të përhapjes së variantit Omicron.