Një 43-vjeçar gjen në rrugë 5.850 euro dhe dorëzoi në polici.

Greqi

Ngjarrja ka ndodhur ne qytetin Livadhia të Greqisë ku një 43-vjeçar gjeti dy zarfe me shumën prej 5.850 euro në pedonalen e Boufidou dhe ia dorëzoi policisë.

Duke ecur në trotuar mbrëmjen e së shtunës së kaluar, ai pa dy zarfet e fryra të hedhura. Ai u përkul për të parë se çfarë ishte saktësisht dhe gjeti ekzistencën e parave pa asnjë provë që të sugjeronte pronarin e ligjshëm.

Të nesërmen në mëngjes, pa u menduar, është drejtuar në polici, ku ka dorëzuar dy zarfaët me paratë. Policia ka nisur menjëherë hetimet për gjetjen e mbajtësit të shumës jo të parëndësishme të parave. Biznesmeni që kishte humbur paratë deklaroi humbjen e parave dy ditë më vonë, kur iu hap rruga zbardhjes së çështjes nga policia e sigurisë së Livadias. Kamerat nga dyqanet përreth vendit ku u gjetën paratë ne dy zarfë identifikuan mbajtësin dhe kthenin shumën e parave të gjetura.