Vila, lokale dhe pika karburantesh. Këto janë pronat e një gjyqtareje dhe një prokuroreje në Korçë. “Fiks Fare” solli dje me pamje disa prej pronave të gjyqtarëve dhe prokurorëve në qytetin e Korçës. Nuk bëhet fjalë për ora apo aksesorë të tjerë të shtrenjtë, por për vila trekatëshe, lokale dhe një pikë karburantesh. Një vilë luksoze trekatëshe, që ndodhet në bulevardin “Republika” në Korçë, njihet si pronë e kryetares së Gjykatës së Apelit të Korçës, Entela Priftit dhe bashkëshortit të saj.
Në redaksinë e emisionit “Fiks Fare” mbërriti denoncimi i një qytetari të Korçës, i cili kishte fotografuar dy objekte nga ky qytet, një vilë trekatëshe në rrugën “Republika” dhe një pikë të furnizimit me karburant në rrugën “Fan S. Noli”. Sipas tij, vila trekatëshe ku ndodhet një bar, një restorant, një piceri është pronë e kryetares së Gjykatës së Apelit të Korçës, Entela Prifti. Ndërsa pika e karburantit në bulevardin “Fan Noli”, e dhënë me qira një kompanie private, është pronë e prokurores së Apelit, Irena Balli. Qytetarët e Korçës e njohin vilën trekatëshe ku ndodhet lokali “Find Four”, si lokalin e kryetares së Gjykatës së Apelit të Korçës. Vetë kamerierët e lokalit që ndodhet në këtë vilë tregojnë se është një objekt ku janë investuar rreth një milionë e gjysmë euro. Është pronë e bashkëshortit të kryetares së Gjykatës. Sipas tyre, në atë objekt është punuar dhe investuar për katër vjet e gjysmë. “Fiks Fare” e ka filmuar kryetaren e Gjykatës së Apelit të Korçës, e cila pasi del nga shtëpia, para se të shkojë në punë, në institucionin që drejton prej 9 vitesh, në orën 09.30 ndalesën e parë e bën në lokalin e familjes. Pasi pi kafe në lokalin “Find Four” me automjetin fuoristradë drejtohet për në Gjykatën e Apelit të Korçës.
Biseda në Gjykatë
Fiksi – Sa është ora?
Qytetarja – 13.42
Fiksi – Entela Prifti, kryetarja e gjykatës.
Polici – E po këtu është, po nuk ka ardhur.
Fiksi – S’ka ardhur ë?
Polici – Jo, jo.
Fiksi – Në çfarë ore vjen zakonisht ajo?
Polici– Po, kur ka gjyqe. Mundet të vij tani, mundet të vij për gjysmë ore, orar të saktë nuk di. Futen personeli.
Fiksi – E mirë.
Polici– Atje është recepsioni dhe të thotë
…………….
Fiksi – Entela, Entela Prifti ka ardhur?
Roja i gjykatës – Për momentin jo.
Biseda në lokal
Kamerierja – Ju pëlqeu kafeja?
Fiksi – Shumë e bukur, po vila e kujt është, qenka e re.
Kamerierja – Është bar, restorant, piceri.. Çmimet janë më se normale, sidomos po flas për çmimet e Picerisë, të gjitha i marrim nga jashtë.
Fiksi – Ore gjithë kjo vilë, pronari kush është, i godinës?
Kamerierja – Pronari i godinës është z. Petrit Tare, drejtori i Ujësjellësit, e ka si godinë. (bashkëshorti i Entela Priftit, kryetares Gjykatës Apelit Korçë)
Fiksi– Është bërë gjithçka me dorë e shikoj unë.
Kamerierja– Punimet e kësaj kanë zgjatur katër vjet e gjysmë.
Biseda në gjykatë
Fiksi– Entela…
Roja i gjykatës – Prifti, për momentin nuk është.
Fiksi – Tani, ku e pi kafenë ajo, ku e ka lokalin e vet?
Roja i gjykatës – Lokalin poshtë shtëpisë së Oficerëve. Është një vilë trekatëshe.
Fiksi – Ka ndonjë emër lokali?
Roja i gjykatës – “Find Four”
Fiksi – Ku është lokali i saj më duket?
Roja i gjykatës – Po, po mos thotë gjë ajo.
Sërish biseda në lokal
Fiksi – Ajo matanë çfarë është?
Kamerieri – Lokal është, restorant…
Fiksi – Kush e ka këtë?
Kamerieri – Ajo, ai Tarja, drejtori i Ujësjellësit.
Fiksi – Alamet lokali ë?
Kamerieri – 1 milion e ca euro.
Fiksi – Sa bën?
Kamerieri – 1 milion e ca euro. Janë katër kate.
’’’’’’’’’’’’’’
Fiksi– Ky lokali i ri ç’a është, ku?
Qytetari – Aty u bë lokal, taverna, piceri, kafeteria …
Fiksi– Sa kohë ka?
Qytetari– Ky ka një muaj.
Fiksi– Kush e ka atë?
Qytetari – Atë e ka Tarja, drejtori i Ujësjellësit. Burri i gjyqtares, ai e ka.
Rrëfimet për vilën
Fiksi– Përshëndetje! Ja kjo e reja këtu, kjo vila e madhe…
Qytetari– Po e ka ai atë, Petrit Tare … Drejtori i Ujësjellësit …. Tashti e ka bërë. Ka hapur një lokal, se ç’ka bërë….
Fiksi– Sa kohë ka që është bërë moj?
Qytetarja– Urdhëro?
Fiksi– Sa kohë ka që është bërë?
Qytetarja– Një muaj që e ka hap…
Fiksi– Një muaj?
Qytetarja– Ka katër vite që po bëhet…
Fiksi– Kush e ka këtë?
Qytetarja– Nuk mundem të flas dot…Nuk më lejohet…
Fiksi– Kush e ka atë?
Qytetari– Atë të mirën atje?
Fiksi– Ë….
Qytetari– Atë e ka ajo Entela që ka qenë në gjykatë…
Fiksi– Entela kush e ka?
Qytetari– Entela Prifti…
Fiksi– Është gjyqtare ajo?
Qytetari– Gjyqtare… Atë të mirin… Me klub…
Fiksi– Po, po po…. Tani e ka hapur ajo?
Qytetari– Tani, tani… Ndonjë javë ka…
Fiksi– Ka qenë gjyqtare këtu ajo?
Qytetari– Gjyqtare e Apelit qe ajo në Tiranë, edhe me zgjedhjet ka qenë ajo. Edhe në zgjedhje ka qenë ajo në Apel… Në komision të zgjedhjeve…
Bisede me vëllain e prokurores Irma Balli
“E kam unë me motrat në pronësi”
Po në qytetin e Korçës, një prokurore pranë Gjykatës së Apelit, Irma Balli, njihet si bashkëpronare e një pike karburanti brenda në qytet. “Fiks Fare” kontaktoi me një nga bashkëpronarët e pikës së karburantit, i cili është vëllai i prokurores. Në bisedë e sipër ai tregon se këtë pronë e ka në bashkëpronësi me motrat, njëra prej të cilave është prokurorja pranë Gjykatës së Apelit të Korçës, Irma Balli.
Fiksi– Keni pronarë të tjerë?
Vëllai i Prokurores– Ka, ka pronarë të tjerë… Kam dy motrat…
Fiksi– Ju jeni pronar?
Vëllai i Prokurores– Me motrat…
Fiksi– Me na u prezantu…
Vëllai i Prokurores– Unë Petraq Robi e kam.
Fiksi– Po motrat apo mbajnë mbiemrin tënd? Njëlloj e kanë?
Vëllai i Prokurores– Jo, motra është e martuar, ajo e ka Balli, është në Prokurorinë e Apelit… Është prokurore e Apelit…
Fiksi– Si e ka emrin motra?
Vëllai i Prokurores– Irma….
(Burimi : Shqip)