Njeriu që vrau në mënyrën më barbare çiftin dhe dy djemtë e tyre të vegjël, si i dyshuar është 60-vjeçari, pronari i shtëpisë.
I dyshuari kryesor është një fqinj i familjes mbi 60-vjeçare, i cili dyshohet se ka pasur mosmarrëveshje financiare kryesisht me viktimën 32-vjeçar.
Sipas televizionit ANT1 hetimet janë kthyer te njeriu që mësohet se është pronari i tyre dhe është baba i dy fëmijëve. Burri duket se ka një të kaluar të trazuar. Mësohet se ai qëllonte kafshët me silenciator dhe se në të kaluarën kishte qëlluar edhe dy burra të tjerë në zonë.
Sipas dëshmive, ai ka pasur zënka të rregullta me çiftin fatkeq për shkak të vonesës së pagesës së qirasë, shtëpia e tij është shumë afër tyre. Ai përshkruhet nga vendasit si një burrë “i ashpër” dhe “çuditshëm”, një njeri që shpesh shkaktonte probleme dhe shpesh shfaqte sjellje ekstreme.
Sipas informacioneve të sigurta që transmeton Patrisnews, pas kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur armë, ndërsa priten rezultatet e hetimeve balistike, pasi në vendin e krimit është gjetur një gezhojë.