Vrau çiftin shqiptar dhe dy fëmijët: Denohet 61- vjeçari grek me 4 herë burgim për jetë

Greqi

Gjyqtarët njëzëri e shpallën fajtor – akuza e prokurorit publik kundër tij është “tronditëse”

Rikthet përsëri tragjedia në familjen shqiptare në vrasjen e katërfishtë nga 61-vjeçari grek, pronari i shtepisë në Anavridha, ndodhur në mars 2022.

Vrasja e katërfishtë e një familjeje në Andravida, që tronditi gjithë Greqinë në mars të 2022, është ringjallur sot në sallat e gjyqit me autorin 61-vjeçar që ekzekutoi dy prindërit dhe mbyti dy nga tre fëmijët e familjes në shtëpisë ku banonin.

Drejtuesja e Prokurorisë së Shkallës së Parë të Patrës, Konstantoula Athanasopoulou, gjatë fjalës së saj theksoi se “i pandehuri ka vepruar me egërsi të veçantë dhe ka dashur t’i eliminojë si familje” dhe me theks të veçantë, tha se “është kriminel!”.
Duke iu referuar skenës së krimit dhe mënyrës së veprimit të tij, ajo vuri në dukje se “ai vrau, qëlloi, mbyti, tërhoqi zvarrë, lau vendin për të humbur gjurmët dhe do të kishte vazhduar të pastronte akoma por ishte i pafat, sepse djali i vogël trokiti në derë, ndërroi rrobat, u largua për në Patra, ka fshehur armën dhe nuk ka bashkëpunuar me policinë për gjetjen e armës”. Gjithashtu, duke u thirrur në të gjitha mendimet psikiatrike të përfshira në shkresat e lëndës, ai hodhi poshtë të gjitha pretendimet për çrregullim mendor dhe humbje të kujtesës, duke theksuar se i akuzuari nuk ka histori psikiatrike dhe se ka një koherencë të vërtetë në të gjitha veprimet e tij.

Trupat e 32-vjeçarit dhe 28-vjeçares u gjetën në rimorkio në depon e shtëpisë. Fëmija tre vjeç u gjet në shtrat në dyshemenë e magazinës ngjitur me rimorkio i pa jetë, ndërsa fëmija tjetër dy vjeç u gjet i pajetë brenda shtëpisë nga vëllai i tij 12-vjeçar.

Duke marrë parasysh se vrasesi kreu kater vrasje, gjykat i ka dhenë dënim për çdo viktime duke shkuar në katër dënime me nga 25 vite.