ZBULOHET DATA / EMRAT E QEVERISË SE RE ” RAMA-4

Politika

Më 11 shtator Edi Rama pritet t’i japë fund dilemave për kabinetin e ri qeveritar.

Teksa të gjithë janë në pritje të emrave të përzgjedhur nga Rama, Presidenti Bajram Begaj do të duhet të dekretojë një datë për seancën e parë të parlamentit të ri. Sipas kushtetuës, kreu i shtetit ka mundësi që brenda një harku kohor 10 ditor të thërrasë mbledhjen e parë, atë të konstitumit të parlamentit.

10 shtatori është data e parë se kur Begaj mund të thërrasë parlamentin, ndërsa afati fundor është 20 shtatori. Në mbledhjen e parë të parlamentit të ri zgjidhet një komision i përkohshëm për verifikimin e mandateve ku një e nga një ftohen deputetët të bëjnë betimin.

Më pas seanca vijon me zgjedhjen e kryetarit të ri të kuvendit, ku kandidati për kryetar propozohet nga të paktën 15 deputetë dhe zgjidhet pa debat dhe me votim të fshehtë.