Zgjedhjet në Greqi në bazë të exit poll-it, 8 parti në parlament

Greqi

Zgjedhjet në Greqi në bazë të exit poll-it, 8 parti në parlament, midis thyre dhe partia Spartiatët krijuar një muaj më parë.
Zgjedhjet u ndoqen nga 150 gazetarë nga 20 vënde të ndryshme.
Grekët erdhën në këto zgjedhje të raundit të dytë 5 jave pas zgjedhjeve të para me një pjesëmarrje të ulët në …
Në mbarë Greqinë u ngritën 21,262 qendra votimi dhe 188 qendra votimi jashtë vendit.
Numri i votuesve elektoral është 9.813.595 shtetas grekë nga të cilët 4.763.264 burra dhe 5.050.331 gra.
Demokracia e Re fiton besimin për të udhëhequr e vetme, në një kohë që partia Spartiatët që vijnë nga ekstremistët e Agimi i Artë renditen partia e pestë që futet në Parliament. Një parti që para një muaji nuk e njihej fare.
7 parti kanë siguruar vende ne Parlament ndërsa tre parti të tjera janë në pritje.

Në bazë të exit poll-it, vendet janë shpërndarë si më poshtë:

Demokracia e Re 158
SYRIZA 45
PASOK/KINAL 29
KKE 21
Spartanët 13
Zgjidhja greke 9
Fitorja 9
Lundrimi i Lirisë 8
MeRA25 8