Alibekaj : “Shpërndarja e parlamentit është antikushtetuese”.

Kryesore Opinion

Analisti Enton Alibekaj zbulon lëvizjen e radhës që po përgatit Presidenti dhe ngre alarmin se, opozita e lodhur i është dorëzuar Metës, duke komentuar mëngjesin e sotëm tubimin e 2 marsit të organizuar nga presidenti Meta.

I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, Alibekaj është shprehur se në vend mungojnë gjykatat dhe secili përpiqet që të bëjë vetëgjyqësi, siç po bën Ilir Meta që është institucion i dobët dhe në këtë rast nuk ka mjetet e shtetit që i ka qeveria dhe janë duke i hyrë në një pronë që nuk është pronë e tij personale, por e Presidentit.

Ndër të tjera në fjalën e tij ai është shprehur se tubimi i 2 marsit nuk ishte asgjë më shumë sesa vetëgjyqësi institucionale, në kushtet kur gjykata nuk funksionon dhe në kushtet që qeveria po bën gjithçka që ta marra nën kontroll.

“Në pritje të Kushtetueses, presidenti kërkoj mjete të tjera pasi nuk e zgjidhi dot atë. Mitingu i 2 marsit nuk ishte asgjë më shumë sesa vetëgjyqësi institucionale, në kushtet kur gjykata nuk funksionon dhe në kushtet që qeveria po bën gjithçka që ta marra nën kontroll. Në kushtet e vetëgjyqësisë shpërndarja e parlamentit dhe respektimi i kushtetutës janë çështje që i takojnë Gjykatës Kushtetuese. Shpërndarja e parlamentit është antikushtetuese dhe një vendim i tillë e delegjitimon institucionin e vetëm legjitim në vend që është presidenti por në kushtet e vetëgjyqësisë nuk kemi si ta gjykojmë. Komisioni i Venecias po jep përgjigjen, që siç e tha dhe dje Balla deri më 19 mars do të kemi një përgjigje për këtë ligj”, tha Abilekaj.

Ndër të tjera analisti Abileka ka komentuar thirrjen që Meta ka bërë se do të vijojë sërish me tubimet në çdo shesh në Shqipëri. Ai është shprehur për ABC e Mëngjesit se një vendim i tillë lidhet me faktik se pjesëmarrja në manifestim doli jashtë parashikimeve.

“Manifestimin e parë i kaloi parashikimet, kjo ishte e para që ka pasur një pjesëmarrje kaq masive për një çështje që ndoshta njerëzit nuk e kuptojnë por tashmë e dinë se një njeri i kap të gjithë pushtetet. Mendoj se kjo e ka shtyre dhe Metën që të marrë iniciativën që protestën ta shpërndajë në rrethe. Opozita sot është në një linjë tjetër, është një linjë personi që i takon Ilir Metës. Ai po i jep një përmasë institucionit të shtetit që humbet kur nuk ka gjykatë kushtetuese,” është shprehur ndër të tjera analisti.

Gjithashtu ai ka theksuar se në lidhje me këtë situatë nuk është se opozita ishte xheloze por duket se ishte e lodhur nga protestat që ajo ka zhvilluar vetë në 2019 dhe nuk kishte pritshmëri.