Axhenda ndërkombëtare e ditës së sotme

611

NGJARJE KRYESORE

PARIS – Donald Trump, i përfshirë sërish në dyshimet për bashkëpunim të fshehtë me Rusinë, takohet me presidentin francez, Emmanuel Macron. Në orën 13:30 GMT ceremonia e pritjes, në 14:30 takimi mes dy presidentëve, në 16:15 konferencë e përbashkët shtypi, në 19:00 darkë në restorantin ”Zhyl Vern”, në kullën ”Eiffel”.

  • Thirrje për një manifestim kundër Donald Trump në 17:00.

PARIS – Këshilli i Ministrave franko-gjerman në prani të presidentit Emmanuel Macron dhe kancelares, Angela Merkel.

NGJARJE TË TJERA

BERLIN – Vizitë e ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov. Takim me homologun gjerman, Sigmar Gabriel.

BRUXELLES – Shefi i BE-së për Brexit, Michel Barnier takon shefin e opozitës britanike, Jeremy Corbyn, kryeministren skoceze, Nicola Sturgeon dhe atë uellsian, Carwyn Jones.

KIEV – Samit BE-Ukrainë në prani të presidentit Petro Poroshenko, të Donald Tusk dhe Jean-Claude Juncker.

SELANIK – Jean-Claude Juncker takohet me kryeministrin grek, Aleksis Cipras.

SELANIK – Kryeministri grek, Aleksis Cipras takon homologun bullgar, Bojko Borissov dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiç në samitin rajonal tripalësh.

BRUKSEL – Takim i këshillit NATO-Rusi.

UASHINGTON – Barack Obama rifutet në politikë me mbledhje fondesh për Partinë Demokrate.

LOS ANXHELES – Njoftimi i nominimeve për çmimet Emmy./  a.jor.