Berisha-Ramës: Mos e nxeh revolucionin, do shohësh mjerimin që s’ke parë në ëndërr

267

Ish-kryeministri Sali Berisha ka mbajtur sot një fjalim të me tone të ashpra duke i kërkuar Ramës dorëheqjen, pasi përndryshe do të shohë një mjerim që se ka parë as në ëndërr.

“Ata që vijnë te ti e të thonë të qëndrojmë vetëm, ata kanë hall të vjedhin, Shqipërinë vetëm në zgjedhje nuk e çon dot ti, ti veten e çon në çdo drejtim tjetër, por jo vendin vetëm në zgjedhje dhe e fundit, paqja është forca e forcave, ndaj mos e merr ti shpirtin paqësor të kësaj çadre si dobësi, sepse do shohësh një mjerim që as në ëndërr se ke parë kurrë nëse nxehet revolucioni, revolucionin mos e nxeh, ik tani jep dorëheqje dhe bëjmë zgjidhjen e qytetëruar”- tha Berisha.

“Atyre që pyesin pse doni ti prisni mandatin, ju njerëz të ligjit dhe kushtetutës, pse nuk e lejoni të mbarojë mandatin, u them, asnjë kundërshtimn nuk kemi ne, nëse ai është aq i lidhur pas karriges, le të firmosë të ikë në 18, të krijojmë qeveri teknike të bëjmë zgjedhje të lira. A e meriton ai këtë? kurën e kurës, nuk e meriton, por ne, nuk ngatërrojmë atë me qytetarët shqiptarë, por vetëm u themi atyre pse e kërkojmë qeverinë teknike”, vijoi Berisha.

Berisha theksoi se PD kërkon me çdo kusht qeverinë teknike, sepse nuk pranon t’i falet vota drogës dhe krimit.

“Ne kërkojmë qeverinë teknike sepse paratë e drogës janë të lidhura me partinë e Edi Ramës. Ne nuk e deshëm drogën sepse kushton qindra jetë dhe bllokon të ardhmen e fëmijëve. Historia ka faktuar që vendet që kanë mbjellë drogë, nuk janë bërë kurrë. Drogën e udhëhoqi Edi Rama, ndaj, u them qytetarëve se droga me votën nuk shkojnë. Do të luftojmë në këtë çadër sepse nuk pranojmë t’ia falim votën drogës dhe krimit”, tha Berisha. /E.SH/