Bota e modës në zi, ndahet nga jeta stilistja italiane

164

Sot, është ndarë nga jeta në Romë ikona e modës, Laura Biagiotti. Kjo e fundit u shtrua mbrëmë me urgjencë në spital për shkak të një ataku kardiak por ndërroi jetë mëngjesin e sotëm.

E njohur edhe si “Mbretëresha e Kashmirit”, 74-vjeçarja është një ndër emrat më të rëndësishëm të modës në Itali e gjerë.

Karriera e saj nisi që në moshën 23-vjeçare teksa dizajnoi për markën Schuberth. Rocco Barocco ishte linja e saj të cilën e hapi në vitin 1972.