Çelja e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe lidershipi i prapambetur i Shqipërisë

Opinion

Nga Arben MALAJ /

Maqedonia e Veriut e meriton celjen e negociatave.

Zaev dhe Tzipras arriten nje marreveshje historike, e cila hoqi veton greke dhjetra vjecare dhe I hapi rrugen anetaresimit te MV ne NATO dhe avancimit te saj ne procesin e celjes se negociatave. Shqiperia dhe shqiptaret jane mbeshtetes dhe perfitues te avancimit te cdo vendi te Ballkanit Perendimore drejte aleancave euro-atlantike. Cdo vonese e Maqedonise se Veriut ne anetaresimin ne NATO apo BE nuk u jep vleresimin e merituar liderve te saj progresiste dhe do te ushqej nacionalistet dhe faktoret gjeopolitik pengues te integrimit te saj ne NATO dhe BE. 
Sa me shume vende te BP anetaresohen apo avancojne cilesisht dhe pa vonese drejte aleancave evropiane e globale ne fushen e sigurise dhe te prosperitetit, aq me e sigurte dhe shprese-dhenese behet e ardhmja edhe e perbashket.
Lidershipi politik ne Shqiperi nuk duhet te reagoj me mentalitetin e prapambetur se “ate qe nuk ma jep mua mos ja jep asnjerit”, BE e ka bere te qarte qe cdo hap perpara per cdo shtet te vecante behet bazuar ne meritat specifike te tyre, ne plotesimin e kritereve te Kopenhagenit dhe plotesimin e kushteve specifike sic eshte reforma ne gjyqesor, ndarja, balanca dhe kontroll I pushteteve gjyqesori I pavarur, garantimi i prones, lifts kunder kapjes se shtetit dhe korrupsionit e tje. Le ta urojme Maqedonine e Veriut ne avancimin e saj drejte NATO dhe BE. Le te shpresojme qe kriza jone aktuale te zgjidhet qe te mos vonohemi me gjate, dhe per deshtimet tona te kerkojne pergjegjesine gjithmom tek te tjeret dhe asnjehere tek vetvetja.