Delina Kreka, një zë i mrekullueshëm në poezi

Kryesore Letersi

Nga VASIL TABAKU /

Natyrisht, krijimtaria poetike kërkon angazhim, punë dhe mund, dhe padyshim talentin e lindur. Sapo lexon vargjet e para të autores me zë krejt të veçantë , e ndjen se ke të bësh me një poete të veçantë . Të jesh poet është tepër e vështirë, pse jo dhe një sakrificë e punë tepër e madhe dhe kërkuese.

Unë mendoj se autoria Delina Kreka e ka arritur këtë nivel dhe tashmë me mjaft guxim dhe punë, ecën e sigurt në rrugën e vështirë të poezisë. Krijuese si Delina Kreka, mendoj se vijnë rrallë, së pari është një krijimtari mjaft e veçantë dhe domethënëse, por dhe me timbër të rrallë femëror. Bota e femrës në poezinë e kësaj autoreje shpaloset mjaft bukur, magjishëm, me guxim dhe me fshehtësitë e mahnitëshme femërore.

Në isha këngë buzës tënde !

Këngë që shpirtin qetëson,

Notën e parë padashje vet e nisa,

Nëse buzës time doli si ritëm,

Më pas vaj ,buzës tënde ,ajo vazhdon.

Në gjithë këtë parashtrim poetik, Delina Kreka jep magjinë femërore, fshehtësitë mitike të femrës dhe mrekullinë e shpirtit të madh e të bukur që ka femra në vetvete si një krijesë elegante, delikate dhe magjike…

Pa asnjë mëdyshje, kjo autore është mjaft e realizuar artistikisht në poezinë e saj mjaft shprehëse dhe tepër njerëzore. Në poezinë e saj nuk ka si të mos ketë depërtuar zemra e brishtë e kësaj femre mjaft fisnike dhe me botë të madhe, shpirti i madh dhe i bukur, dashuria dhe shpresa, drita e brendëshme e femrës Delina, që unë me plot të drejtë, dua ta cilësoj një poete mjaft e arrirë dhe me vlera artistike.

Një krijuese befasuese, e vetvetishme dhe e njësuar me poezinë. Brenda saj këndojnë bilbilat e Jugut e veçanërisht ata të Korcës së bukur. Një zë poetik që ligjëron me mjaft pasion dhe dritë. Një dritë klithëse që kërkon të zhbiroj realitetin dhe jetën.Nëpërmjet poezisë ajo ka gjetur formën e saj të komunikimit njerëzor, sa poetike aq dhe të ëndërrt, plot mistere dhe magji të artit të fjalës….

Poetja Delina Kreka, ka në vetvete magjinë e të ligjëruarit në mënyrë tepër orgjinale dhe me një art të realizuar përmes një lumi figurash dhe metaforash fluturuese që të rrëmbejnë dhe të çojnë në universin poetik të kësaj autoreje tërheqëse dhe domethënëse, aty ku poezia me sa duket ndjehet mirë…

Poetja Delina Kreka ka padyshim profilin e vet poetik, sa realist aq dhe modern, sa të zhdërvjellt, aq dhe të kultivuar. Mënyra e saj e prozodimit poetik është një rrjedhë magjike, eterike plotë dritë dhe jetë, ku gjithkush mund të gjej vetveten me një pasion të përhershëm ligjërimi poetik. Kjo gjë padyshim pohon me mjaft kokëfortësi se Delina Kreka, nuk është thjesht një vargëzuese.Në opusin e saj poetik zë vend lirika dhe meditimi, poezia e shkurtër dhe dashuria si një shpërthim mitik i njerëzores ,ku gërshetohet me mjaft art dashuria si ndjenjë dhe bota e brendëshme me petalet e trendafilta të ëndërrës mitike…

Delina Kreka ka shpërthime të mrekullueshme shpirtërore duke i sjellur në poezi përmes një vargu të dridhshëm dhe tingëllues, plot pasion dhe dritë të brendëshme. Ose vargu tjetër;

Ti s’mund të ikësh me tërë atë peshë.

Ngarkuar mall e dhimbje plot.

Netëve të errëta iu lidh krahët,

Që krrokërijnë si korb..

Mjafton një mënyrë për te vrarë njēqind lumturi.!?

A duhen njëqind fuqi përballë.!?

Të bien flladin lumturi , ta tretin mallë..

Ajo është një poete mjaft e konsoliduar, serioze, kërkuese dhe me një art orgjinal poetik. Burimet e shpirtit femëror, ndjehen mjaft lirshëm dhe qartë në gurgullimën poetike të Delina Krekës, ndjehet aroma e trendelinës dhe e shpirtit të madh bujar të shqiptarëve të Jugut. Feminiteti, njelmtësia, qielli dhe ajri i Shqipërisë i japin poezisë së kësaj autoreje mjaft dimensione të gjëra dhe plotë dlirësi.

Delina Kreka është një ndërtuese poetike mjaft e aftë, profesionale dhe mbi të gjitha e mbushur me kolorin shpirtëror. Në vargjet e poetes, jeta ka privilegjin të jëtë tepër e pranishme, shpesh duket sikur autorja përdor vetvetën si një simbiozë artistike poezi – jetë që na bënë ta përjetojmë shumë afër, dhe shumë thellë në shpirt. Vargu më poshtë sjell një tjetër shpërthim të saj të magjishëm.

Akt dashurie

Verë e re e vjeshtë e vjeshtës së bukur.

Futur në drurin e lashtë të lisit.

Regjesh me vite s’do lodhesh duke pritur.

Për dollinë e ngjizjes së fisit.!

Delina, “luan” bukur me elementët jetik dhe ndërton poezi befasuese, ku në të gjithë shtrirjen e saj krijuese poetike. JETA mbetet thelbi i krijimit dhe artit të saj të fjalës. Delina është padyshim dhe një mjeshtre e kumtit poetik. Ky kumt vjen si rezultat i përvojës së saj jetike, përjetimeve të shumta të fëmijërisë, adoleshencës, dashurisë së vërtetë dhe dimensioneve të jetës me gjithë dramat dhe dhimbjet e saj.

Poezia e Delina në shumë raste shfaqet si një copëz JETE reale, e prekshme dhe mjaft e freskët aq sa shpesh duket sikur ti si lexues je pjesë e saj, një copëz jetë e skalitur mjeshtërisht nëpërmjet vargjeve dhe krijon atë ansambël magjik të fjalës.

Më mendon e bukur vuan !

“Qesh ” tund kokën kur më kujton.

Belbëzon -ç’kohë është kjo?

që pa mëshirë njerëzit largon.

Delina Kreka e shpallë dlirësinë e saj me shumë dinjitet dhe art. Feminiteti i saj poetik është një ndërthurje magjike befasuese dhe plotë fshehtësi, sa njerëzore aq dhe mistike, sa natyrale aq dhe futuriste, sa irreale aq dhe e prekëshmë. Në këtë perfomancë të madhe të feminitetit të saj poetik ka një orgjinalitet tronditës që të rrëmben dhe të mbush me një dukuri të fshehtë, të paparagjykuar dhe të besueshme. Shpesh të duket sikur nuk je duke lexuar një poezi, por thjesht je duke biseduar ngrohtë, imtësisht dhe magjishëm me Delinën…E gjithë kjo është ndërtuar bukur, pse jo dhe mjaft mirë profesionalisht duke sjellë kështu një risi në larminë e re poetike.

Kjo risi në poezinë e Delina shpallet thjesht pa zhurmë, tepër modeste por tepër e bukur dhe mbresëlënëse. Poetja në procedimin e saj poetik kërkon shumë, ajo nuk mjaftohet me ca konstatime rastësore. Opusi i saj krijues ecën tepër thellë dhe natyrisht, autorja rend nëpër rrugën e veshtirë të poezisë duke zgjedhur margaritarët e fjalës poetike dhe asnjëherë nuk të zhgënjen…

Autoria Delina Kreka është tashmë një vlerë e shtuar e poezisë, një arritje e veçantë dhe padyshim një zë i bukur dhe magjik, plot dritë , dashuri, shpresë dhe pasion…