Donald Lu i shkon në zyrë Ramës, takimi i 3-të në 24 orë

Politika

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu ka nisur një takim me kryeministrin Edi Rama në Kryeministri, rreth orës 11. Takimi mes të dyve është i treti në 24 orë.

Lu dhe Rama janë takuar dy herë gjatë ditës së djeshme, po në zyrën e kryeministrit, para se të zhvillohej takimi mes kreut të qeverisë dhe atij të opozitës, Lulzim Basha.

Ndërkohë, takimi i dytë mes Ramës e Bashës në Presidencë, me ndërmjetësimin e kreut të shtetit Nishani për zgjidhjen e krizës politike, ka përfunduar pa një marrëveshje me palëve.