Rama nuk e ka më as edhe “supin e Koços” për të qarë hallet

Kryesore Politika

Rama është fizikisht më i gjatë se sa Koço Kokëdhima. Por supi i Kokëdhimës, ka qenë gjithmonë një jastëçkë e butë, e rehatshme dhe plot “zgjidhje”, për hallet politike të Ramës dhe jo vetëm për hallet politike. Tani ai sigurisht e ëndëron ta ketë përsëri “Supin e Koços” dhe shprehjen e tij miqësore: “Si je biri im? Do të gjejmë një zgjidhje biri im!”…Por ?!

I shtrënguar nga “biri i tij” Kokëdhima u detyrua të themelonte “Zgjidhjen”, që është një formulë që i jepte zgjidhje edhe braktisjes njerëzore dhe politike e plot kurthe të ngritura, nga “biri mosmirënjohës”, sot edhe pak kryeministër. Rama sot është pra më vetëm se kurrë dhe sigurisht pa shokë dhe pa miq dhe, edhe pa supin ngushëllues e zgjidhje-dhënës, të Koço Kokëdhimës, që tashmë përbën një kujtesë të ish asaj miqësie.