Fadil Kujofsa, aktori që la gjurmë në teatër dhe kinematografinë shqiptare

1019

Nga Shpetim Zinxhiria

Ka mbi dy vite që aktori Fadil Kujofsa prehet i qetë dhe sot familja e të afërmit e kujtojnë atë me plot mall. Fadili vinte nga një familje punëtore, e cila bëri të pamundurën që të gjithë gjithë fëmijët të mbaronin shkollën e lartë me nota të shkëlqyera, dhe kështu u bë…Tre motrat e tij dhe ai vetë mbaruan shkollën e lartë, duke i plotësuar dëshirën prindërve. Fadili iku në moshën 63-vjeçare, ku prej 1 viti e gjysmë, vuante nga një sëmundje e rëndë në mushkëri, për shkak të sëmundjes ka pësuar arrest kardiak. Fadili la pas kujtime nga më të bukura në fushën e aktrimit të humorit.

Ai kishte një nur komik… Ishte djali i hallës sime…Lindi më 14 shkurt të 1951 në Tiranë

Fadili kreu studimet e larta për aktrim në Institutin e Lartë të Arteve dhe më 1974 filloi punë në Televizionin Shqiptar, më pas më 1975 interpretoi në Teatrin e Gjirokastrës, ndërsa nga viti 1978 ishte aktor në Teatrin Kombëtar. Spikati si aktor i planit komik e satirik.

Jeta artistike në kinematografi nis që më 1969 me filmin “Gjurma”, për të vijuar më pas me të tjerë role, që sipas aktorit angazhimi nuk ka qenë i paktë.

Kujovska u dallua veçanërisht për karakterizimin e figurave që vinin nga shtresat e ulëta shoqërore apo rangjet administrative. Më 1978 krijoi shëmbëllimin e figurës së njohur të Shvejkut në komedinë e Gjikë Kurtiqit “Miq të paftuar”, nxitur nga romani i mirënjohur i Hashekut “Ushtari i mirë Shvejk”. Plastika, gjestet dhe mimika, të përpunuara me shije, krijuan gjasa që ky rol të vetëshprehej si duhej në epërsitë e mundshme të të dhënave natyrore të aktorit.

Po në 1978 interpretoi rolin e Hoxhë Qitapit në dramën “Besa e Madhe” të M. Markajt. Një vit më pas luajti me vërtetësi rolin e kinezit Shun në dramën “Furrnalta” të R. Pulahës, me të cilin spikati për shfrytëzimin me mprehtësi të dyplanësive, për plastikën shprehëse, qëndrimin tallës dhe sensin humoristik.

Më 1982 i dha jetë njërit prej roleve të tij më të goditur, atij të Ser Tobit në komedinë “Nata e dymbëdhjetë” e Shekspirit, duke mishëruar tipin e fisnikut pijanec, ithtar epikurian, rrëmujaxhi, që i gëzohet jetës dhe qejfit me tepri, sikundër qesh e shpotit hidhtas “viktimat” e rangjeve të tij.

Me interpretimin e doktor Adhamudhit në komedinë “Pas Vdekjes” të A. Z. Cajupit (1984) ai arriti të krijojë plot bukuri skenike tipin e pseudointelektualit dhe pseudopatriotit shqiptar, duke shfrytëzuar me zgjuarsi elementet tjetëruese dhe kundërshtitë komike, plastikën shprehëse, një të folur prej megalomania që e diskreditonte paq krenarinë e tij “pseudo”-je. Origjinal dhe i veçantë ka qenë edhe në interpretimin e rolit të Poçarit në dramën “Monsetrati” të Roblesë (1985), atë të prefektit Vehip në komedinë “Karnavalet e Korçës” të S. Comores nga Teatri Kombetar (2003).

Fadil Kujovska luajti role me trill e fantazi; ishte intuitiv, spontan dhe kishte nur komik. Ka interpretuar edhe në filma artistikë si dhe në disa filma televizivë.

Fadili lë pas katër dekada jetë artiske në skenën teatrore që e bën atë një nga emrat më të vlerësuar të teatrit shqiptar. Pas nuk mbetet dhe kinematografia, ku personazhet që ka interpretuar me komiken e tyre kanë mbetur tek publiku.

Fadil Kujovska luajti role me trill e fantazi; ishte intuitiv, spontan dhe kishte nur komik. Ka interpretuar edhe në filma artistikë si dhe në disa filma televizivë.

Filumena Marturano – (2009) teatër

Trapi i vjeter – (2005)

Parullat – (2001)…….Pashku

Borxhliu – (1998)

Kolonel Bunker -(1998)

Pak freskët sonte – (1994)…kinezi

Nata e dymbëdhjetë – teatër-komedi

Historiani dhe kameleonët – (1989)

Shkëlqimi i përkohëshëm – (1988)

Tela për violinë – (1987)

Dy herë mat – (1986)…..Cuku

Kush vdes në këmbë-(1984)

Duaje emrin tënd-(1984)…………..llogaritari

Dasma e shtyrë – (1984)

Dita e parë e emrimit – (1981)……..Shoferi

Agimet e stinës së madhe – (1981)…..Mehill Bani, tekniku i ures

I paharuar qoftë kujtimi i tij…