Nano : Nuk kam shitur bregdetet dhe as kufijtë, nuk kam zhdukur shqiptarinë!

Kryesore Politika

fatosi ne focus -1Ish kryeministri Nano ka reaguar menjëherë ndaj ngjarrjeve të fundit në politikën shqiptare. Në rrjetin social në Facebook Nano shkruan se : “Vlerësoj shqiptarët dhe jo antishqiptarët! Unë personalisht nuk kam shitur bregdetin dhe as kufijtë shqiptarë dhe as kam bërë pakte të fshehta për të zhdukur shqiptarinë, përveç se kam mbështetur fortë marrëveshjen e Ohrit dhe kam arritur rritjen ekonomike më të lartë në Shqipëri, si në mirqënien njerëzore ashtu dhe buxhetore të shtetit! Kam mbështetur fortë shqiptarët që jetonin jashtë kufijve të Shqipërisë dhe jam munduar për një fqinjësi korrekte dhe bashkpunuese në të mirë të shqiptarëve dhe Shqipërisë. Shumë kush mund të më quajë grek ose serb, por i përgjigjem fort duke i thënë se, janë të tjerë ata që i shitën bregdetin dhe kufijtë Greqise, si dhe janë të tjerë ata që bëjnë pakte të fshehta me Serbine. Ndaj nuk më mbetet gjë tjetër vetëm të falenderoj shqiptarët e vërtetë, ata të cilët i dua dhe më duan me zemër, jo me djallëzi, ata të cilët e vlerësojnë vertetë veprën real”, përfundon Fatos Nano