Fax News zbulon skandalin, oficeri i përjashtuar për spiunazh, pjesë e grupit të negociatorëve për “Paktin detar”

Kryesore Politika

 

Grupi i ekspertëve, pjesë e ministrisë së jashtme që po negocion marrëveshjen e detit me Greqinë është i infektuar nga persona me integritet të ulët professional. Rasti më konkret është i një prej ekspertëve kryesorë, dhe i atij që është rekrutuar për të negociaur me palën greke marrëveshjen e detit. Bëhet fjalë për përfaqësuesin e Ministrisë së Mbrojtjes, ushtratarkun Artur Meçollari i cili shfaqet edhe në këtë foto të shkrepur pas takimit të zhvilluar në Korçë ndërmjet Ditmir Bushatit dhe Niko Kotzias.

Ushtaraku në Artur Meçollari është realisht një njohës e çështjeve të detit dhe për këtë ai ka botuar edhe një libër kushtuar incidentit të kanalit të Korfuzit. Por jo njohurit e tij mbi cështjet detare sese integriteti si ushtarak vihen në pikëpyetje sot, aq më tepër që ai është pjesë e grupit negociator për marrëveshjen e detit me Greqinë. Burime për ‘Fax News’ bëjnë me dije se, në vitin 2012, Artur Meçollari i cili në atë kohë mbante postin e zëvendës komandantit të flotës detare me gradën kapiten i parë, është larguar nga detyra për spiunazh dhe për cënim të sigurisë kombëtare.

Të njëjtat burime bënë me dije për ‘Fax News’ se, Meçollarit i është kumtuar vendimi i largimit nga zyrtarët e lartë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe pasi është njohur me faktet ai ka pranuar vendimin dhe për këtë madje nuk ka bërë as recurs në Gjykatë. Menjëherë pas ndryshimit të qeverive në vitin 2013, raportohet se Artur Meçollari është rikthyer sërish në rradhët e Forcave të Armatosura si oficer detar ne rrethana të paqarta. Dhe një nga arsyet se përse Presidenti i Republikës ka refuzuar të akordojë plotfuqishmërinë për negociimin e marrëveshjes së detit me Greqinë lidhet pikërisht me oficerin Artur Meçollari.

Kjo për dy arsye. E para sepse prania e Meçollarit në takimin e Korçës mes Bushatit dhe Kotzias e me shumë gjasë edhe në atë të Kretës, tregon se qeveria ka negociuar me palën greke termat për marrëveshjen e detit, pa marrë më parë plotfuqishmërin e Presidentit të Republikës. Dhe e dyta rrethanë që ka të bëjë sërish me Artur Meçollarin, por kësaj here për informacionet që kanë mbërritur në tryezën e Presidentit të Republikës Ilir Meta për faktin që në vitin 2012, oficeri në fjalë është larguar nga forcat e armatosura i faktuar për spiunazh.