Greqi / Arratisja me aromë “Made in Albania”. Kush po i ndihmon të arratisen në këtë mënyrë spektakolare?

Aktualitet

( Në foto dy të mbetur ende ne arratisje)

Tashmë këto llojë arratisjesh me aromë “Made in Albania” kanë një emërues të përbashkët. Është i dyti rast pas 1 janarit të këtij viti me te burgfosur po nga burgu problematik Koridallo. Bëhet fjalë për dy shqiptarë të cilët mbajnë mbi kuriz dënime me burgime te përjetshme për vrasje, ku njeri për vrasjen e një polici grek dhe tjetri për vrasjen e një qytetari i cili donte të mbronte makinën e tij nga vjedhja.

Por pyetja shtrohet si ka mundësi që shqiptarët me dinakëri apo zgjuarsi të mposhtin sistemin e sigurisë, të çarmatosin kaq kolllaj punonjësit e policisë? Por e verteta sipas disa të dënuarve shqiptarë ndodhet diku tjetër, të cilët na siguruan edhe këto foto të dy shqiptarve që tashmë kanë ngritur në këmbë mbarë autoritetet përkatëse.

Sipas tyre këto arratisje janë të paramenduara dhe parapergatitura nga punonjës të burgjeve, janë klane që përgatisin këto arratisje të shqiptarve për interesa te caktuara. Shqiptarët nuk janë mafioz por janë kthyer në zbatues të lodrave te vetë grekëve dhe këto arratisje nuk do të jenë të fundit…thonë të dënuarit shqiptarë nga burgjet e Greqisë se këto ditë janë hedhur në greve urie për ndryshimin e Kodit Penal, njëllojë me atë të Bashkimit Evropian.