Greqi / Makina i merr jeten shqiptarit 32-vjeçar dhe e braktis atë

64

Një shqiptar ka humbur jeten sot ku një makinë e ka vrarë atë dhe më pas e ka braktisur

Në mengjesin e sotëm të ditës së dielë rreth orës 6.00, një makinë i ka marrë jeten një shqiptari 32-vjeçar i cili po ecte me një bicikletë në km 7 të Karditsa-Lamia, në përroin në drejtim të Lamias, raporton media lokale Kardicalive.net.

Pas aksidentit makina e ka braktisur ate sikur te mos kishte ndodhur gjë, por policia eshte lajmëruar nga makinat që vinin më pas. Trupi pa jetë i shqiptarit eshte derguar me ambulancë në spitalin e Kardicës ku dhe eshtë konfirmuar vdekja e tij, i cili jetonte në Prodromo Kardicas.

Policia po kryen hetime të gjera për të identifikuar mjetin që shkaktoi vdekjen e shqiptarit dhe që e braktisi atë në vend.