Greqia : 15.896 status mbrojtje azikëkuesve për 2918

95

Në nivel të BE-së, në vitin 2018, statusi i mbrojtjes i është dhënë mbi 300,000 azilkërkuesve

Sipas të dhënave të Eurostatit u dhanë 15,806 leje për azil kërkuesish nga Greqia në vitin 2018. ku shumica janë qytetarë nga Siria (6,015 ose 38%), Iraku (3,545 ose 22%) dhe Afganistani (2,635 ose 17%).

Në nivel të BE-së, 28 shtetet anëtare kanë dhënë statusin e mbrojtjes për 333,400 azilkërkues në 2018, një shifër prej rreth 40% më pak se në vitin 2017 (533,000). Një e treta e përfituesve janë sirianët

Qytetarët sirianë mbeten grupi më i madh i përfituesve të mbrojtjes në BE (96,100, ose 29% e numrit të përgjithshëm të azilkërkuesve në Shtetet Anëtare të BE). Në vijim janë qytetarët e Afganistanit (53,500 ose 16%) dhe Iraku (24,600 ose 7%).

Në shifra absolute, numri më i madh i dhënies së statusit azil u dha nga Gjermania (139,600), Italia (47,900) dhe Franca (41,400). Në lidhje me popullsinë, në vitin 2018 në BE, azil iu dha 650 refugjatëve për një milion banorë. Në Greqi, numri i refugjatëve që morën azil ishte 1,470, për milion banorë.