Hahn: I shqetësuar dhe i trishtuar, BE ofron ndihmë

42

Eurodeputeti Johannes Hahn ka reaguar lidhur me situatën e rëndë të krijuar në Shqipëri, pas goditjes nga tërmeti i fuqishëm 5.8 ballë, shoqëruar me një sërë lëkundjes të tjera të forta, të cilat vijojnë akoma.

Përmes një mesazhi në “Twitter”, Komisioneri për Zgjerim Johannes Hahn, shkruan se është i trishtuar dhe shqetësuar nga seria e tërmeteve shkatërruese, me qindra të lënduar dhe dëme serioze në infrastrukturë.

“I trishtuar dhe i shqetësuar të mësoja për lëkundjet e vazhdueshme të tërmetit në Shqipëri të cilat kanë lënduar më shumë se 100 persona dhe kanë shkaktuar dëme serioze për infrastrukturën. BE ofron menjëherë ndihmë përmes ‘EU CivilProtection Mechanism”, shkruan Hahn.