Hungaria : Fondacioni Soros mbyllet përfundimisht

77

Fondacioni George Soros Open Society (OSF), i financuar nga shumë organizata joqeveritare në Hungari dhe në mbarë botën, njoftoi sot mbylljen e afërt të zyrës së saj në Budapest.

Ka ende disa kolegë në zyrë, por do t’i mbyllim të gjitha më 31 gusht”, tha Daniel McConnell, zëdhënësi i institucionit, duke folur në Agjencinë Franceze. “Zyra e Berlinit do të merret me Hungarinë,” tha ai.

Mbyllja e OSF u njoftua në maj pak pas zgjedhjeve parlamentare të 8 prillit të fituara nga kryeministri konservator Victor Orban. Ky i fundit ka akuzuar miliarderin amerikan me origjinë hungareze, se dëshiron të përmbyt Hungarine dhe Evropen me emigrantë përmes organizatave joqeveritare që financon. Në qershor, parlamenti miratoi një ligj të quajtur “Stop Soros” me qëllim që t’i jepte fund imigracionit të paligjshëm.