I bëri opozitë-mazhorancës, Bogdani: Këshilli Bashkiak është kthyer një zyrë noteriale për administratën e tyre, pse vendosa të largohem

125

Këshilltarja e FRD-së, Mirela Bogdani, ka vendosur ditën e sotme të larogohet nga mazhoranca dhe të kalojë në opozitë.

Ditën e sotme ka qenë e ftuar në studion e Fax News,duke folur për vendimin e parpritur që ajo mori sot.

Antarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës ka thënë se ky është një rast i rrallë.

“Është një rast i paprecedent në historinë e politikës shqiptare, në nivel lokal dhe qëndror, edhe pse prej tre vitesh isha pjesë e kualicionit të majtë, si antare e Këshillit Bashkiak.

Janë dy grup faktorësh që unë vendosa të largohem. E para që ne kemi një funksion, na kanë dhënë votën njerëzit që ti përfaqësojmë në këtë organ në tre vite. Në tre vite unë nuk mbaj mend që ne si këshill bashkiak të mblidhemi dhe të vendosim diçka. Këshilli bashkika është kthyer një një zyrë noteriale, për administratën e bashkisë, gjë që nuk duhet të jetë kështu.

E dyta është karakteri apo brendia e këtyre projekt-akteve që vijnë. Për shumë nga të cilat, unë kam minimalisht një vit, që kam shprehur kundërshinë time.”

Ju jeni pjesë e opozitës, apo këshilltare e pavarur?

“Jam këshilltare e pavarur, duke shprehur çdo problem që ka Tirana, sigurisht kam kaluar në opozitën e këshillit bashkiak.”

Gjithashtu Bogdani tha se e shkon si mundësi djegien e e mandateve.“Nëse gjërat vazhdojnë me aragancë, sigurisht që po. Këtu po vihen në rrezik disa parime bazë të demokracisë.”

Si e shikoni çështjen e Teatrit Kombëtar?

“Flasim për një gjë përtej teatrti, për truallin. Këtë lejën për të tjetërsuar truallin. Që të bëhet tjetërsim i truallit në ligjin organik është se duhet të jepët me 3/5. Po çfarë ndodh?! Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj i ka 3/5 në këshillin bashkiak? Jo nuk i ka. Nuk i ka 37 këshilltar për të votuar tjetërsim e trullait. Heronjë e vërtet të qëndresës janë këshilltarët e opozitës në këtë mes.”

(Faxweb.al)