Soros, parashikon zgjedhje të parakohshme në Shqipëri

724

sorros ne focus news-3Miliarderi George Soros duket se ka parashikuar zhvillim zgjedhjesh gjatë këtij viti në vendin tonë. Soros, i akuzuar shpesh si sponsorizuesi i aferave të dyshimta politike apo individëve të caktuar për ngjitje në politike mund të jetë duke organizuar një skenar për zhvillim zgjedhjesh në vendin tonë.

Bëhet fjalë për një shkrim të shpërndarë nga Soros në rrjetin social Twiter. Artikulli ka për autor Fabian Zhillën, studiues në Fondacionin e Soros në vendin tonë.

Shkrimi në fakt flet për rrënjët e korrupsionit në Shqipëri, krimit të organizuar dhe Reformën në Drejtësi.

Por sipas citynews, një detaj i rëndësishëm në këtë shkrim mund të tregojë se Soros po parashikon zgjedhje të parakohëshme në vendin tonë.

“Këtë vit ne kemi në plan të zbulojmë lidhjet midis krimit të organizuar dhe partive politike gjatë zgjedhjeve” shkruhet në shkrimin e Fabian Zhillës.

Zgjedhjet parlamentare do të zhvillohen vitin e ardhshëm, por mesa duket Soros mund të ketë në mendje tjetër skenar politik në vendin tonë, që me gjasë mund të jetë i përgatitur nga ai vetë. Reforma në Drejtësi, si një nga çështjet më të rëndësishme që mund të sjellë prishjen e koalicionit Rama-Meta, është një reformë pas të cilit dyshohet se fshihet Soros, i cili është akuzuar më herët se po tenton të vendosë deri diku një regjim të ri përmes tentakulave të tij, disa në mazhorancë e të tjerë tek opozita./citynews/




Këtë e pëlqejnë %d blogues: