IOM: 6,000 emigrantë hynë në Evropë përmes detit Mesdhe, 207 humbën jetën

105

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM) ka raportuar se 5,757 emigrantë dhe refugjatë kanë hyrë në Evropë përmes detit gjatë 27 ditëve të para të vitit 2019.

Një rritje krahasuar me 5,502 të ardhur të regjistruar gjatë së njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Gjatë kësaj periudhe, “ardhja e emigrantëve të parregullt nga deti në Spanjë shënoi 66 për qind të të gjithë ardhësve të Mesdheut”, nga deti, tha IOM në një deklaratë.

IOM ka ndarë gjithashtu një numër të ardhurish të emigrantëve në Greqi, duke thënë se një total prej 1,660 burra, gra dhe fëmijë kishin arritur në ishujt grekë të Farmakonisit, Lesvos dhe Chios deri tani këtë vit.

Ndërkohë, përfaqësuesi i agjencisë në Greqi, Antigoni Avgeropoulou, tha se midis 25 dhe 28 janarit, roja bregdetare greke (HCG) kishte “raportuar të paktën dy incidente që kërkonin operacione kërkimi dhe shpëtimi nga ishujt e Farmakonisi dhe Kios”. Roja bregdetare shpëtoi gjithsej 80 emigrantë në ato mision dhe i transferoi ato në objektet në këto dy ishuj.

Më shumë se 200 të vdekur

Ndërkohë, 207 njerëz kanë vdekur në Mesdhe deri tani në vitin 2019, krahasuar me 242 vdekje gjatë së njëjtës periudhë të vitit 2018, tha agjensia e OKB.