Kush po e sulmon deputetin gjerman? Reagon Doris Pack: Rama mendon se të gjithë blihen e shiten

162

Politikania gjermane, anëtare e partisë CDU, Doris Pack, ka reaguar për deklaratat e fundit në mediat shqiptare në adrese të Kryetarit të Komisionit të Çështjeve të BE-s në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum.

Një histori e pabesueshme dhe e fabrikuar në mënyrë perfekte nga Edi Rama, kryeministri shqiptar, për shpifje ndaj Gunther Krichbaum, kryetar i Komisionit të Evropës në Bundestagun Gjerman. Rama mendon për të tjerët se janë në kategoritë e tij: të gjithë mund të blihen dhe shiten. Turp për të si dhe gazetarët që përhapin shpifjen”, shkruan ajo në Twitter.