Mbledhja e parë e Qeverisë se Re, do të bëhet te “gunga” Skënderbej…

306

Flutura Açka / Ju i thoni shesh, por mua m’u ngja si gungë. Kjo është një vepër kriptofashiste. Një madhështi agresive, e dhunshme, mbytëse dhe antihumane. Për syrin, së paku. Dhe nuk e kam thënë unë, por dhjetëra njerëz që kam takuar. Sigurisht ata e votuan këtë shesh, jo vetëm me votë të pastër, por edhe me heshtjen e tyre kur sheshit ku punohej natën, ditën i ziheshin sytë me fasha plastike. Tani le t’i kërcejnë me sazet e natës kësaj fike që e fiku Tiranën, sepse ditën as kalon dot aty se të bie të fikët.

Kjo gungë ia humbi perspektivën tê gjitha rrugëve rrotull, veçmas kërrabës Rruga Durrësit-Rruga Kavajës, se për bulevardin kryesor nuk kam ç’them. Në fakt, i gjjithë halli ishte ajo Brima aty anash, që këta i thonë parkim. Por këtë populli i delezuar nuk e kupton dot. Sepse, nese do të mendohej për popullin, ky tunel mund te përdorej për të liruar trafikun e të dilnin makinat diku jashtë sheshit, apo për ndonjë metro të nëndheshme, e që njerëzve të mos iu nxihej jeta nëpër autobusat që ecin më ngadalë se kërminjtë për shkak të trafikut. Ajo, Brima, do të jepet me konçension shpejt sepse shteti nuk i mban dot paratë (sepse i vidhen bankat). Të tjerat dihen. Tani thjesht e kanë mbuluar me shkurrishte që të mos duket shumë dhe të mos ua kujtojë njerëzve milionat e hedhura për këtë shëmti kombëtare.

Ndaj mos flisni më në emër të popullit, se po e ndotni shumë. Një i huaj që kaloi atypari, më pyeti se si e kishim lejuar ne këtë? Iu përgjigja se shqiptarët janë sehirxhinj, dhe përderisa lektisen tek quhen dele, mbase janë dele vërtet. Ndryshe si mund të ndodhin të gjitha këto? Dhe më e trishtueshmja, në fushatën e opozitës u harruan fjalët: kanabis, parlamentarë kriminelë, korruspsion, konçension, plehra, e plot të tjera, për të cilat duhet bërë opozitë e fortë në këtë vend.

Dëgjova se edhe Sazanin do ta japin me konçension. Po sigurisht, pse ta shpallin park kombetar? Pse të harxhonin vetëm 2 % nga paratë e sheshit (një linjë anijeje shtetërore, ca shtigje për ecje, ca fletë-palosje dhe ca lehtësira të tjera) për t’ua bêrë dhuratë shqiptarëve? Gjithë këtë dhuratë shqiptarëve? U bënë këta? Diktatura ua mohoi atë bukuri 50 vjet, neodiktaturat ua mohuan 25 vjet, tani kriptofashistët do ta japin me konçension dhe shqiptarët e varfër jo vetëm që nuk do ta shohin dot, por do t’u duhet edhe vizë (dhe shumë para) për të shkuar atje. Kurioze jam çdo të ndodhë me Karaburunin, megjithëse e përfytyroj. Tani i ka ardhur radha edhe ajrit që thithin shqiptarët, të jepet edhe ai me konçension. Sepse edhe atë e kanë dhuratë. E dini çfarë? Kur të shkoni të votoni më 25 qershor merrin një shkrumb me vete dhe nxijeni fletën. Edhe po nuk e bëtë ju, delet, do ta bëjë historia. Ajo, kurdo që të jetē do ta shkruajë me shkrumb të zi emrin e kujtdo që pandeh se do të hyjë në histori nga dera e gjirizeve të demokracisë…