Mos çelja e negociatave, Mitsotakis:Nuk është e mirë për stabilitetin e përgjithshëm të Ballkanit por nuk është mirë as për Greqinë.

72

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis, në një konferencë për shtyp në Bruksel pas përfundimit të Samitit, tha se ishte një Këshill me një axhendë jashtëzakonisht të dendur, me çështje që kanë të bëjnë me Evropën, por edhe rajonin dhe vendin më të gjerë.

Z. Mitsotakis foli për negociata të vështira me pikëpamje të ndryshme dhe theksoi: “Nëse Evropa dëshiron të luajë një rol thelbësor, ekonomik dhe gjeopolitik, duhet të shoqërohet nga burimet e duhura”.

Për Shqipërinë, Z. Mitsotakis tha që këto kushte kanë të bëjnë me Shtetin ligjor në përgjithësi, dhe me të drejtat e pakicës Greke në veçanti, siç është vetëvendosja në funksion të regjistrimit kritik në vitin 2020 dhe të drejtave të pronës. Unanimiteti nuk ishte i mundur pasi tre vendet nuk ishin dakord. Unë mendoj se kjo nuk është e mirë për stabilitetin e përgjithshëm të Ballkanit por nuk është mirë as për Greqinë.