Qarkorja e re për pajisje me librezë shëndeti për të pasiguruarit

605

lajmi i fundit -3Kriza shumëvjeçare nuk ka penguar qeverinë greke të hedh një hap para, përsa i përket kujdesit shendetësor për emigrantët, por gjithashtu edhe për shtresën e varfer. Mësohet se sot doli Qarkorja për pajisjen me Libreza Shëndeti për shtetasit e pasiguruar dhe shtresat delikate në nevojë mbeshtetur në ligjin 4368/2016, që ka nxjerr zëvendësministrja e Solidariteit Social znj. Theano Fotiu. Sipas kësaj qarkoreje, deri në daljen e një vendimi të përbashkët ministror (VPM) vazhdon proçedura e pajisjes me Libreza Shëndeti të shtetasve të pasiguruar sipas kuadrit ligjor të paracaktuar në VPM 139491/2006.

Siç përcakton dhe ligji i vitit 2006, përfituesit e shërbimeve shëndetësore falas, janë ajo kategori të pasiguruarish të cilëve të ardhruat vjetore të deklaruar në deklaratën fiskale nuk i kalojnë 6.000 euro në vit, plus 20% për bashkëshorten, për çdo fëmijë të mitur dhe çdo person tjetër të familjes për të cilin është kujdestar, me kusht që të ardhurat e deklaruar nuk rrjedhin nga veprimtari profesionale që i mundësojnë atij sigurimin.