Rama i “Made in Albania-s”, nuk i ndahet shpifjes: Vese vese kjo dynja, kanë dalë mendsh nga mllefi

65

Kryeministri, Edi Rama ka komentuar akuzat e opozitës për goditjet më të fundit të policisë dhe ligjin e ndalimit të bixhozit. Kryeministri përmes një postimi në “Twitter” iu ka kthyer një përgjigje të gjithë atyre që sipas tij mendojnë se këto aksione janë për të tërhequr vëmendje.

Rama shkruan se kjo dynja është e mbushur me vese, ndërsa kundërshtarët e tij i cilëson shpifëskronikë ekranesh dhe të të dalë mendsh nga mllefi.

Ndalimi i bixhozit & goditjet e rënda kundër krimit të organizuar, qenkan për të tërhequr vëmendjen.Vese – vese kjo dynja, vesi vesit nuk i ngja#Bixhozçinj Kronikë nëpër pika bastesh #ShpifësKronikë nëpër ekrane!Të parët të sëmurë nga skedinat të dytët të dalë mendsh nga mllefi”, shkruan Rama.