Reagon gazetari i NEWS 24 : Paratë tona kundër nesh!…

867

Masakra në Durrës vazhdon të avancojë edhe pse Gjykata e Rrethit të Durrësit ka dhënë vendimin për pezullimin e betonimit, duke injoruar drejtësinë shqiptare dhe indinjuar arkeologët e vendit. Një reagim ka patur edhe nga gazetari Bledia Koka i NEWS 24, që në profilin e tij me injinjatën e një qytetari shkruan se:

Masakra arkeologjike që po i bëhet ditën për diell Durresit, nuk është diçka që mund ta kuptosh po nuk e pe me sytë e tua. Ajo që më panë sytë, nuk e pranoi mendja, e ajo që ma tha mendja ma vrau shpirtin.

Në një qytet ku duhet të punosh me furçe arkeologjike për të zbuluar historinë, përdoret varingsi për të gërrmuar e betonierja për të mbuluar. Një mëndje e ndritur si e Vangjush Dakos ka miratuar një projekt “Veliere betoni” 4 milionë euroshe, për ta vënë përkarshi Torres Veneciane, dhe sipër mureve otomane e kushedi se çfarë tjetër visari arkeologjik që Dyrrahu mban me dhimbje në brendësi të vet.

Sot qytetarët durrsake protestuan kundër masakrës, nuk ishin shumë, por ishin zëri i arsyes së qytetit, nuk ishin mijëra, por shumë më shumë sesa një “një i çmëndur në vendin tim e në vendin tënd, që gjithë vendin e çmënd”.

p.s…Historia e Durresit sot u varros për 5 pare beton më shumë nga ai, që durrsakët e votuan me duart plot me vota 1 vit e gjysëm më parë për të tretën herë, mbajeni mend këtë…