Respekt ndaj emigranteve !

374

fane-emigrant-2

Fane Stefan TARIFA  /  Në vitin 1992 u imponova nga rrethanat të emigroja në Greqi dhe atëhere kam pasë shkruar disa vargje, të cilat tani që i gjeta po i postoj siç kanë qene :

 

Se s’janë krilla,

që shtegtojnë,

detesh pa droje lundrojnë,

larg zhgënjimesh,

çfarë kërkojnë ,

Jo vendlindjen s’e harrojnë !

 

Iku lulja e rinisë ,

iku forca jetësore,

të përbuzur,

të lënduar,

shpesh dhe të keqtrajtuar,

rrezatonin mirësinë ,

e nderonin Shqipërinë !

 

Motiv ishte varfëria,

rrugën kish hapur liria,

të panjohurën sfiduat,

mes dhimbjesh ,

jo s’u ankuat!

Të paepur dinjitozë,

të virtytshëm kurajozë !

 

Endrrash ju u befasuat,

shpresash më se të zhgënjyer,

dhuntitë ,

djersën edhe gjakun ,

ua morën dhe s’u dhanë hakun,

sakrificash torturuar,

ndjenjash o sa të lënduar !

 

Për ju në borxh jemi bërë ,

kush ua mbrojti hakun tuaj,

se ku janë ato të drejta ,

që aq shumë ju dhatë nga jeta ,

ndaj ju na rrisni vlerësimin

ndaj jush kemi përkushtimin !

 

Nënë moj e mira nënë,

dhe pse s’pate për të dhënë ,

tek ti kam lënë zemren time ,

ku pata aq ledhatime ,

ah moj nënë jo s’të kam lënë ,

se tek ty mullen kam zënë !

 

Sollët risi dhe kulturë ,

Atdheun për ta nderuar,

o heronj të vetmohimit,

jeni simbol i nderimit,

edhe pse pak kush ua diti,

si brilant djersa ju ndriti !