Shqipëria do zbresë në 512 mijë banorë. Meta: Ky është “rreziku i vërtetë rus” që i kanoset vendit!

217

Sipas parashikimeve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Shqipëria në vitin 2100 nuk do të ketë më shumë se 512 mijë banorë.

OKB është detyruar të rishikojë shifrat për Shqipërinë brenda një viti, për shkak të lindshmërisë së ulët dhe emigrimit masiv.

Në një reagim të bërë sot, presidenti Ilir Meta thotë se kambanat e alarmit po bien dhe shpopullimit të Shqipërisë duhet t’i jepet fund menjëherë.

Duke ironizuar reagimet e mazhorancës socialiste, Meta thotë se “ky është “rreziku i vërtetë rus” që i kanoset vendit!”

“Kambanat e alarmit po bien! Stop shpopullimit të Shqipërisë! Ky është “rreziku i vërtetë rus” që i kanoset vendit! Kjo është sfida më madhore që kërkon urgjent dialog, zgjidhje, dhe kthimin e shpresës për të gjithë shqiptarët! 9 kushtet e Bundestagut janë harta e rrugës së Shqipërisë europiane! Koha është tani! Nuk mund të ketë Shqipëri pa shqiptarë”, shkruan Meta.

Top Channel