Shqipëria fiton 3-1 në Maqedoninë e Veriut

380

Kombëtarja shqiptare e futbollit të femrave, e drejtuar nga trajneri Vioresin Sinani, ka fituar me rezultatin Maqedonia e Veriut 1-3 Shqipëria, në ndeshjen e dytë miqësore të zhvilluar ditën e sotme në stadiumin e Ohrit.

Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 0-2 me gola të Arbiona Bajraktarit në minutën e 8-të dhe Qëndresa Krasniqit në minutën e 45-të. Vajzat e kombëtares e kanë dominuar ndeshjen, poashtu në minutën e 20-të, portierja Rexhepi priti një penallti. Në fraksionin e dytë të ndeshjes Shqipëria e femrave ka vijuar të njëjtin ritëm të lojës, dhe në minutën e 73-të, Rrahmani shënon golin e tretë për vendin tonë. Maqedonia e Veriut shënoi golin e vetëm në minutën e 73-të me anë të Gentjana Rochit.

Shqipëria e femrave zbriti në fushën e lojës me këtë formacion: Rexhepi, Hila, Curraj, Bajraktari (c), Maliqi, Hashani, Morina, Krasniqi, Doci, Gjini, Franja.