Solidaritet me çdo punonjës policie që përballet nga goditjet qorre të dy partive të verbuara

86

 Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas plagosJes së punonjësve të policisë gjatë protestës së sotme të opozitës.

Rama shpreh solidaritet me çdo punonjës policie që duhet të përballet me ekseset fizike të një politike të dëshpëruar pa kokë dhe pa drejtim.

“Solidaritet me çdo punonjës policie që në ditë si kjo, duhet të përballet me ekseset fizike të një politike të dëshpëruar, pa kokë, pa drejtim, pa të nesërme! Keqardhje për policët e plagosur nga goditjet qorre të dy partive të verbuara, që marshojnë në rrugën e vetëshkatërrimit”, deklaron Kreu i Ekzekutivit./ATSH/