Tarifa : Mësime nga protesta e organizuar nga Presidenti

98

Doc, Fane S. Tarifa /

Disa mendime nga vëzhgimi i protestes së organizuar e ideuar nga Presidenti i Republikës.

Të protestosh është një normë dhe frymëmarrje e demokracisë, sepse protestat zbulojnë mangësitë nxisin zgjidhjet më të mira korigjojnë padrejtësitë dhe motivojnë veprime progresive. Sa më demokratike të jenë, sa me kauz të drejtë të shpalosin sa më shumë e më qartë të zbulojnë mangësitë aq më të toleruara të mirëpritura dhe të shëndosha ato janë.

Por protestat kanë disa elementë racionale nga të cilat përshkohen elemente që formatojnë dhe vlerësojnë vetë protestat.

Se pari, çdo protestë ka një kauz të caktuar. Sa më e rëndësishme sa më domethënëse, sa më shumë ndikuese në jetën e popullit të jetë kjo kauz, aq më vlerësuese aq më rezultative do jetë ajo. Në protestën e sotme u fol për mbrojtje të Kushtetutës nga presidenti si dhe u fol për grusht shteti.

Nuk jam jurist por me ato njohuri aq të pakta që kam nuk arrij ta suportoj se ku qenka grushti i shtetit, pra cilat struktura të shtetit po bëjnë grusht shteti.

Mos vallë pushteti ekzekutiv po bën grusht shteti kundër vehtes apo presidenti di ndonjë strukturë të fshehtë në ushtri, sigurim apo polici që synon të bëjë grusht shteti?!

U fol se është shkelur Kushtetuta dhe si thembër Akili përmendet Gjykata Kushtetuese. Ama nuk u tha sepse nuk ka Gjykate Kushtetuese, sepse u s’kualifikuan nga vetingu të gjithë ish anetarët e asaj gjykate dhe çfarë po e pengon proçesin e reformimit te saj.

  • A ka qene realisht i saktë proçesi vetingut apo selektiv ?
  • Në çfarë roli ka qenë komisioneri publik dhe organet e monitorimit ndërkombetar?
  • Mos vallë supozohet se duheshin lënë ashtu siç ishin megjithëse nuk justifikonin figurën e tyre ?
  • A duhej shkulur nga rrënjët e keqja dhe a është bërë një gjë e tillë ?

Por, nuk u tha se çfarë pengesash ka ky reformim e kush e pengon atë dhe kujt nuk i pëlqen ky proçes s’pastrimi që po bëhet në këto institucione…

Se dyti, protesta ka të përcaktuara edhe parrullat që do hidhen e përdoren .

Të vërtetën ato parrulla që pashë nuk më krijuan ndonjë përshtypje të keqe. Tek-tuk mund të ndeshje edhe ndonjë amorale, jo serioze por tepër të rralla. Do më pëlqente te shihja parrulla per nivelin e jeteses se popullsise per hapje vendesh pune per rritje rrogash e pensionesh per ulje cmimesh e taksash per ndalimin e hemoragjise se popullates, per kufizimin e emigracionit vecanerisht tek rinia dhe inteligjenca etj.

Por te tilla ishin aq sporadike sa mund te thuash qe pothuaj nuk kishte.

Une shtroj nje pyetje nga habia qe me krijoi veprimi i fundit i presidentit kur firmosi ate dekret.

A e ka tagrin z. President te shperndaje parlamentin kur nuk ka ne menyre absolute asnje nga rrethanat apo kushtet qe permban kushtetuta e RPSH ??

Mos kjo eshte nje lajthitje juridike e atyre qe e kane keshilluar z. President ?? !!

E theksoj kete meqense kauza thelbesore e protestes ishte mbrojtja e kushtetutes.

Le te nxjerrim mesime edhe nga kjo proteste sepse ne fakt ishte teper paqesore dhe me nje pjesemarrje relativisht te kenaqeshme

.