TURQIA KËRKON HUA NGA MOSKA PËR TË BLERË S-400

Rajoni

Turqia është e gatshme për të blerë sisteme të mbrojtjes ruse anti-ajrore S-400, në rast se Rusia i jep kredi, tha drejtori i përgjithshëm i kompanisë ruse të teknologjisë Rostech Sergei Semezof, duke folur në kanalin televiziv rus “Rusia 24 ‘.

“Turqia dëshiron të marrë një kredi, por tani për tani çështja nuk është vendosur, dhe Ministria e Financave po zhvillon bisedime mbi këtë çështje. Pasi të nënshkruhet marrëveshja dhe të vendosë shumën e kredisë, atëherë ne do të nënshkruajë kontratën e shitjes për S-400 “, tha Tsemezof. Lidhur me këtë, ministri i jashtëm turk Mevlut Çavusoglu tha se, Ankaraja po konsideron skenare të ndryshme që lidhen me sistemin anti-ajrore dhe një prej tyre është sistemi S-400.

Dje ambasadori turk në Moskë Ntirioz Huseinit kishte thënë për agjencinë “Ria Novosti” se, çështja e blerjes së S-400 është diskutuar, por për momentin nuk është marrë asnjë vendim. Në shkurt, ministri i jashtëm turk Mevlut Çavusoglu tha se, bisedimet ruso-turke për blerjen e S-400, po zhvillohen në një drejtim pozitiv, ndërsa bisedimet përkatëse i ka konfirmuar më pas edhe Sergei Semezof