Zvogëlohet popullsia e Greqisë: Më shumë vdekje sesa lindje

Greqi


Janë emigrantët ata që mbajnë deri diku mos plakjen e popullsisë të këtij vendi. Kështu ka theksuar sot Shefi i Departamentit të Fizikës dhe Emigracionit të Institutit ELSTAT ,z. Konstantinos Voulgaris, duke folur për Agjensinë e radios FM 104.9.

Ku sipas tij, rënia e lindjeve në Greqi i ka rrënjët në periudhën që nga fillim të viteve 1980. Që nga ajo kohë lindjet vjetore ranë nga 140.000-150.00 në vit për 100,000 në vit në fund të viteve ’80.

Sipas z Voulgaris prirje të veçantë për rënien e lindjeve ishte një periudhë rreth 15 vjetm ku ndryshoi në vitet 2000, që pati një rritje të dukshme në numrin e lindjeve deri në 120.000 në vit, para mbërritjes aktuale pas lindjeve të sotme, ku çdo vit arrijnë në nivelin e 90,000 mijë, e cila po krijon një problem të plakjes së popullsisë.

Sipas statistikave në Greqi në vitet e fundit, “numri i vdekjeve tejkalojnë lindjet”, ka theksuar Voulgaris, duke vazhduar se janë 120,000 vdekje në vit, duke bërë një ulje në popullsi para vitit 2010, ku mund të mbulohet nga migrimi. Kjo është për shkak se në atë kohë “, njerëzit që vijnë në vend ishin më shumë se ata që po iknin.”